Shkelje ligjore në deponinë e Matiçanit: Komuna e Prishtinës urdhërohet të pajiset me pëlqim ujor brenda 15 ditësh

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka konstatuar shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës në menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçanit, ka shkruar në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Sipas aktvendimit zyrtar, komuna obligohet që brenda një afati prej 15 ditësh të ndërmarrë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor. Në rast se ky detyrim nuk përmbushet brenda afatit të përcaktuar, ndaj komunës do të aplikohen masa ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi, raporton Energy Monitor.

Në njoftimin institucional theksohet se mbrojtja e mjedisit dhe e burimeve ujore mbetet prioritet, ndërsa zbatimi i ligjit do të jetë i barabartë për të gjitha nivelet e institucioneve, përfshirë edhe pushtetin lokal.

Shpërndaje:

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Telegram
Email

Thirrje urgjente për veprim institucional dhe përgjegjësi publike