euro2024, sustainbility, kampionati evropian i futbollit ne gjermani

#EURO2024 – Kampionati më i eko-ndërgjegjshëm

#EURO2024 konsiderohet si organizimi më i qëndrueshēm dhe i eko-ndërgjegjshëm në historinë e futbollit, sipas UEFA-së.

Ja disa metoda që janë aplikuar:

1. Veprimet ndaj klimës dhe infrastrukturës së qëndrueshme

  • Orare të përshtatura të ndeshjeve për të reduktuar gjurmën e karbonit.
  • Zgjidhje inteligjente të lëvizshmërisë, duke përfshirë stimuj për përdorimin e trenit.
  • Krijimi i një fondi klimatik për financimin e projekteve mjedisore nga klubet amatore të futbollit në Gjermani.
  • Përmirësimi i stadiumeve dhe objekteve për të maksimizuar efikasitetin e energjisë dhe ujit.

2. Ekonomia qarkore dhe gjenerimi i mbetjeve

  • Përqafimi i modelit të ekonomisë qarkore.
  • Parimi 4R: ripërdorimi, reduktimi, riciklimi dhe riparimi i mbetjeve.

3. Të drejtat e njeriut dhe aksesueshmëria

  • Masa gjithëpërfshirëse për të garantuar mirëqenie dhe siguri të pjesëmarrësve dhe publikut.
  • Mekanizëm të ankesave dhe reagimeve të shpejta për të dënuar diskriminimin.
  • Masa për të siguruar një mjedis mikpritës dhe aksesueshmëri për të gjithë tifozët.

4. Diversiteti dhe gjithëpërfshirja në futboll

  • Programi i futbollit promovon ndryshime pozitive në shoqëri.
  • Mesazh në futboll, të gjithë janë të mirëpritur.

5. Transparenca dhe qeverisja

  • Sjellje transparente dhe të përgjegjshme në operacionet e ngjarjes.
  • Raport vjetor për vlerësimin e performancës së – Strategjisë ESG, i disponueshëm online në fund të vitit 2024.

6. Ndarja e njohurive dhe praktikave të mira

  • Ndarja e njohurive dhe praktikave të mira me qytetet pritëse, partnerët dhe aktorët e tjerë të futbollit.
  • Synimi për të formuar një trashëgimi të qëndrueshme.

Burimi: UEFA

Shpërndaje:

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Telegram
Email