Këshilla për sigurinë nga valët e të nxehtit

Valët e të nxehtit janë situata kur temperatura është shumë më e lartë se normalja për një periudhë të gjatë. Këto kushte janë mjaft të rrezikshme për shëndetin, veçanërisht për foshnjat, fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit. Më poshtë do ju prezantojmë disa këshilla të UNICEF sa i përket valës së të nxehtit. 

Çfarë është një valë e nxehtit? 

  • Kjo ndodh kur temperatura shkon shumë mbi nivelin normal për disa ditë. 
  • Lagështia e lartë mund ta bëjë këtë ndjesë edhe më e vështirë për trupin. 

Çfarë e shkakton valën e të nxehtit? 

  • Valët e nxehtit janë një fenomen natyror i shkaktuar nga bllokimet e ajrit të ngrohtë në atmosferë. 
  • Ndryshimet klimatike po i bëjnë këto valë më të rënda dhe më të shpeshta. 

Kush është më i rrezikuar? 

  • Foshnjat, fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit janë më të prekshëm nga nxehtësia e tepërt. 
  • Fëmijët mund të vuajnë më shumë nga dehidrimi dhe rrezikojnë shëndetin e tyre. 

Çfarë duhet të bëni në një valë të nxehtit? 

Jini të përgatitur: Përgatituni për klimën e nxehtë duke mbajtur një çantë urgjence me nevojat e rëndësishme për ftohjen dhe rihidratimin. 

Mbani shtëpinë e freskët: Përdorni ventilatorë dhe mbyllni perdet gjatë ditës për të ruajtur freskinë në shtëpi. 

Qëndroni larg të nxehtit: Mundohuni të shmangni aktivitetet në orët më të nxehta të ditës dhe qëndroni në hije kur jeni jashtë. 

Qëndroni të freskët dhe të hidratuar: Pini ujë shpesh dhe vishni rroba të lehta për të zvogëluar temperaturën e trupit. 

Këshilla për foshnjat, fëmijët dhe gratë shtatzëna 

  • Kontrolloni shpesh për shenja të dehidratimit dhe goditjes së nxehtësisë te fëmijët. 
  • Sigurohuni që fëmijët janë veshur lehtë dhe janë të hidratuar mirë. 
  • Gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun për të minimizuar rrezikun nga nxehtësia e tepërt. 

Shenjat dhe simptomat e sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë 

  • Shenjat e rënda të përfshijnë skuqje të lëkurës, etje të tepërt dhe marramendje. 
  • Këto kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe kujdes intensiv. 

Si të trajtoni goditjet nga nxehtësia dhe sëmundjet e lidhura me nxehtësinë 

  • Vendosni personin në një zonë të ftohtë dhe të ventiluar dhe aplikoni peshqirë të lagur për të ulur temperaturën e trupit. 
  • Rihidratoni me ujë ose pije ORS sipas nevojës dhe konsultoni një mjek nëse simptomat vazhdojnë. 

Këto këshilla do të ndihmojnë të mbani veten dhe familjen tuaj të sigurt gjatë periudhave të nxehta dhe të lagështa.

Shpërndaje:

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Telegram
Email