Ekosistemi i shkëmbinjve koralorë nën rrezik 

Shkëmbinjtë koralorë janë ekosisteme nënujore të mbushura me biodiversitet. Miliona kafshë të vogla shumëngjyrëshe të quajtura polipe koralesh punojnë së bashku për të ndërtuar këto shkëmbinj nënujorë.  

Shkëmbinjtë koralorë janë shtëpia e rreth 25% të jetës detare, ku përfshihen të gjitha llojet e peshqve, breshkave të detit, madje edhe disa lloje të peshkaqenëve.   

Shkëmbinjtë koralorë luajnë një rol kritik në shëndetin e oqeaneve tona. Ato veprojnë si barriera natyrore, duke mbrojtur vijat bregdetare nga forcat gërryese të valëve dhe stuhive. Për më tepër, ato kontribuojnë ndjeshëm në mirëqenien ekonomike të komuniteteve bregdetare duke mbështetur industrinë e peshkimit dhe turizmit.  

Për më tepër, shkëmbinjtë koralorë shërbejnë si burim i sigurisë ushqimore për qindra miliona njerëz në mbarë botën dhe kanë potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e ilaçeve të reja.  

Megjithatë, këto ekosisteme jetike përballen me kërcënime të rëndësishme nga ndotja dhe rritja e temperaturave të ujit, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e koraleve. Pra, një gjë e tillë ndodhë kur bimët e vogla shumëngjyrëshe që jetojnë brenda koralit nxirren jashtë kur uji nxehet. Dhe pa këto bimë, korali nuk mund të mbijetojë.  

Nëse uji i nxehtë nuk largohet, koralet vdesin dhe shkëmbinjtë nënujorë e kanë të vështirë të kthehen. Kjo do të thotë më pak peshk, më pak ushqim për njerëzit dhe vija bregdetare më të dobëta. 

Sipas Shoqatës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës, midis 2014 dhe 2017 rreth 75% e shkëmbinjve koralorë tropikalë të botës përjetuan stres të nxehtësisë mjaft të rëndë për të shkaktuar zbardhjen e tyre. Për 30% të shkëmbinjve nënujorë të botës, ky stres i nxehtësisë ishte i mjaftueshëm për të vrarë koralet. 

Prandaj, mbrojtja e shkëmbinjve koralorë është thelbësore për ruajtjen e biodiversitetit detar, sigurimin e shëndetit të oqeaneve tona dhe promovimin e prosperitetit ekonomik të komuniteteve bregdetare. Duke trajtuar ndryshimet klimatike dhe duke reduktuar ndotjen, ne mund të ndihmojmë në ruajtjen e këtyre ekosistemeve jetike për brezat e ardhshëm. 

Share

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Telegram
Email