Mendime të /eko-ndërgjegjshme/

E ardhmja i takon gjeneratës së lirë, atyre që guxojnë të kërkojnë përgjegjësi pêr ajrin, ujin, ushqimet dhe bashkëjetesën me natyrën. Përgjegjësia sigurisht që nuk është kolektive, taksa e karbonit do ta shpërfaqë realitetin që klasa punëtore e ka përbi me shekuj. Drejtësia socio-mjedisore e kalkulon edhe mirëqenien!

Jeta Berisha

Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive - Habitat Community dhe Platforma360

Ndryshimet klimatike janë sfida e kësaj gjenerate dhe gjeneratave që do vijnë më pas nëse ne nuk fillojmë të ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës dhe të reduktojmë ndotjen. Sot më shumë se kurrë është e nevojshme të fillojmë ndryshim nga vetja jonë, sepse me veprimet e vogla bëhen ndryshimet e mëdha.

Urim Xharavina

Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Rilindja Gjelbër

Ndryshimet klimatike vihen re çdo vit. Dimrat pa dëborë dhe verat e thata ndikojnë edhe në punën tonë në turizmin malor, duke mos ofruar paketat turistike sipas sezonit të parashikuar, gjë që ndikon edhe në ekonominë lokale në vendet ku jetojmë nëpër male.

Erind Zalli

Themelues i Backcountry Albania

Mbjellni së paku nga tri pemë çdo vit. Pastroni lagjen tuaj së paku një herë në muaj. Recikloni çdo ditë. Është vetëm një Tokë, së paku aq dimë për universin.

Alush Gashi

Drejtor i Kino ARMATA

Ngrohja globale dhe ndotja e mjedisit janë disa prej çështjeve më urgjente politike të gjeneratës dhe kohës tonë. Është vendimtare që të gjithë njerëzit të zgjohen kundër rendit kapitalist i cili ka prioritet zhvatjen e klasës punëtore, tokës dhe të gjitha qenieve të gjalla që frymojnë mbi të. Degradimi i planetit duhet të jetë një çështje kritike rreth të cilës fillojmë ta vlerësojmë çlirimin kolektiv, solidaritetin, dhe jetën.

Diell Demaçi

Student

Ambienti ku ne jetojmë, jemi vet ne. Kujdesi ndaj natyrës është po aq i rëndësishëm sa mirqenia jonë personale, fizike dhe shpirtërore. Ta ruajmë ambientin, si faktorë kyq në jetesën e përbashkët.

Fortesa Shala

Moderatore

Ndryshimi klimatik dhe nevoja për vendimmarrje të gjelbër është emergjencë globale. E ardhmja ju takon ndryshimtarëve, e ne jemi përgjegjës për të ardhmen që duhet t’ua trashëgojmë fëmijëve tanë. Le të bashkohemi dhe ta mbrojmë mjedisin me gjithçka që kemi.

Fiona Gllavica

Aktore

Hapësirat e gjelbra janë jetike: oksigjeni i pastër përmirëson frymëmarrjen, frymëmarrja e shëndetshme rrit qarkullimin e gjakut, qarkullimi i mirë i gjakut përmirëson funksionimin e trurit, dhe një tru i shëndetshëm sjell ide dhe një shëndet optimal.

Labinot Ademi

Drejtor Ekzekutiv - Che Bar Group

Qashtu qysh e trajton ti një lule, insekt a një kafshë, njëjtë ka me të trajtu jeta ty.

Driada Matoshi

Artiste, mësuese e Yogës

Ne jo vetem që jetojmë në tokë, por jemi vet toka, ta respektokmë atë, të kujdesemi për te dhe ta duam.

Vjollca Robelli Mripa

Kantautore

Planeti ynë ka dëshmuar aftësinë e tij për të shëruar veten, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për organizmat që jetojnë në të. E ardhmja e mjedisit tonë varet nga zgjedhjet që bëjmë sot. Zbatimi i praktikave të gjelbra është thelbësor dhe në të njejtën kohë angazhim për të mbrojtur planetin tonë për brezat e ardhshëm.

Fidan Hallaqi

Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv - Electric Mobility

Ngrohja globale është vërtetë problem global, por përgjegjesia dhe kapaciteti për ndryshim është individual. Gjithçka nga mirëqenia jonë na vjen nga natyra, andaj ia kemi borxh natyrës edhe vetes te kujdesemi për të.

Doruntina Beka Latifi

INDEP

Duhet të kultivojmë me pasion veprimet tona të përditshme duke zgjedhur alternativa miqësore me mjedisin, në mënyrë që së bashku të ndihmojmë ruajtjen e burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Besa Luzha

Profesoreshë në UP

Zgjidhja afatgjate e problemit me qentë endacakë do të ishte hap i rëndësishëm drejt vendimmarrjes së gjelbër, kështu do të ulej ndotja që shkaktohet nga shpërndarja e mbeturinave prej qenve endacak.

Vlora Konushevci

Përkthyese dhe poete

“Green është ngjyra e lojës” Sëbashku duhet të krijojmë hapësira të gjelbra që jo vetëm të jenë estitikisht të këndshme, por të shërbejnë si qendra për rekreacion, biodiversitet dhe si një ndjenjë krenarie. Fëmijët duhet të përfshihen në aktivitete edukative-arsimore që kanë për qëllim kujdesin ndaj mjedisit.

Taulant Qenaj

Gazetar

Duke i dhënë përparësi zgjidhjeve-miqësore me mjedisin, ne hapim rrugën për një të ardhme më të gjelbër, më të qëndrueshme për të gjithë, që kontribuon në një ndikim monumental në shëndetin e planetit tonë.

Mentor Rexhepi

Drejtor Ekzekutiv i Venture UP

Ndërsa po lansohet kjo platformë publike, jam e përkushtuar që të avokoj për ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe vendimmarrjen e gjelbër. Është koha që të gjithë ne të zbatojmë praktika të qëndrueshme dhe të sigurojmë një planet më të shëndetshëm për brezat e ardhshëm.

Sytrime Dervisholli

Drejtore Menaxhuese - PreFab Kosova, Eksperte e Ekonomisë Qarkore

Çdo ndryshim fillon nga ne. Mos e nënvleresoni fuqinë që keni. Le të jemi secili nga ne pjesë e luftës kundër ndryshimeve klimatike. T’a bëjmë secili pjesën tonë për një të ardhme më të mirë

Rreze Duli

Drejtore Ekzekutive e RDA North - ARDA - Association of Regional Development Agencies

Barrierat financiare, rezistenca politike dhe inercia e industrive të krijuara mund të ngadalësojnë përparimin. Megjithatë, këto sfida janë të kapërcyeshme me udhëheqje të fortë, politika novatore dhe mbështetje publike.

Brisilda Gjana

Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive - Environmental Project Solutions

Mjedisin duhet ta mbrojme nga ndotesit. Ndotja e mjedisit shkakton ndryshime te pafavorshme per mjedisin duke ndikuar edhe ne ndryshime klimatike. Njeriu eshte ai i cili mund te kete ndikimin me te madh pozitiv ne mjedis.

Mirvete Gërguri

Inxhiniere e Elektroteknikës

Duke ndjekur një jetë më të gjelbër, ne japim shembull të fuqishëm për të tjerët, frymëzojmë veprime kolektive dhe hapim rrugën për një të ardhme më të ndritur dhe më të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.

May-Linda Kosumovic

Aktore

Media e gjelbër luan një rol vendimtar në formësimin e të tashmes dhe të ardhmes duke komunikuar të vërtetën për shkatërrimin e mjedisit, të mbështetur nga fakte shkencore. Urime për Platforma360, shumë të nevojshme!

Dorina Lluka Davies

Drejtore Ekzekutive në YMCA in Kosovo dhe Simply Green

Ndryshimi pozitiv klimatik fillon me edukimin në mënyren se si i konsumojmë dhe menaxhojmë burimet natyrore. Është koha të lëmë gjurmë pozitive për brezat e ardhshëm, më shumë se sa gjurmë karboni. :seedling:

Martin Berisha

Kosovo Glass Recycling

Ndryshimi i gjelbër po vie, iniciativat e gjelbra janë te rëndësishme dhe të pashmangshme. Nevoja për një media të gjelbër, na afron me kauzën. Së bashku e bëjmë agjendën e gjelbër realitet të prekshëm.

Adelina Qarri

Senior Program Manager - Ipko Foundation

Nëse nuk riciklohet, mos e blejë!

Kaltrina Ajeti

Gazetare

Para ndryshimeve klimatike, forca jonë më e madhe qëndron në unitet dhe veprim. Së bashku, mund të kultivojmë një planet më të shëndetshëm për ne, fëmijët dhe nipërit tanë.

Ardian Hoxha

Ndërmarrës - American School of Kosova

E ardhmja jonë është në vetëdijen dhe pavetëdijen tanë (me fjalë të tjera në duart tona). Për një të ardhme të shëndetshme, për fëmijët tanë, të kujdesemi për hedhjen e mbeturinave dhe riciklimin e tyre. Që ta gëzojmë ne dhe gjenerata e adhshme, shëndetin në parajsen tanë që quhet TOKA.

Arbnesha Grabovci Nixha

Aktore dhe Profesoreshë

Nese ne nuk ndryshojme rruget tona, klima do ta ndryshoje vet rrugen e saj.

Fatbardh Dema

Head of Fact-Checking Unit / hibrid. info

Veprimet tona sot, prekin brezat që do vijnë! Le të përpiqemi që fëmijëve tanë t’ua lëmë një mjedis të shëndetshëm sepse ne trashëgojmë nga e ardhmja duke vuajtur pasojat e së kaluarës!

Flutur Mustafa Pllana

Shefe e Kabinetit në MBPZHR

Pavarësisht qe mungojnë praktika që dëshmojnë vetëdije mjedisore, mbetet në ndërgjegjen tonë të bëjmë aq sa mundemi, me aq sa kemi. Çdo hap i vogël drejt vetëdijesimit është një kontribut i çmuar për shëndetin e planetit tonë dhe të brezave të ardhshëm në të. Po ashtu e kemi obligim angazhimin për promovimn dhe përdorimin e teknologjive të gjelbra dhe praktikave të qëndrueshme e te cilat mund të ketë një ndikim të madh në ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë.

Dimal Stublla

Administrator i sistemit - AFK

Ndryshimet klimatike nuk vijnë vetëm nga veprimet tona, por edhe nga thellësitë e mendjeve dhe shpirtërave tanë. Trazirat mjedisore që shohim sot reflektojnë dhe amplifikojnë shqetësimet tona të brendshme, duke krijuar një lak të mbyllur vuajtjeje. Si qenie të lidhura ngushtë me natyrën, kur ajo vuan, vuajmë edhe ne. Le ta shërojmë planetin tonë duke shëruar veten, duke promovuar harmoninë brenda vetes dhe me botën përreth nesh.

Sokol Gashi

Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv - Pink House Institute

Agjenda e gjelbër evropiane ka nisë implementimin, shumë nisma me rëndësi kanë nisë ekzekutimin. Besoj fuqishëm se edhe teknologjia e mençur e gjelbër do të ndikojë pozitivisht, andaj, po punojmë që çdo iniciativë që ndërmarrim ta përkrahë dhe plotësojë njëra-tjetrën

Arianit Fazliu

Drejtor Ekzekutiv - Kutia

Mirëmbajtja e natyrës dhe luftimi i ngrohjes globale është përgjegjësi aq sa kolektive, aq individuale. Karshi kritikave ndaj kompanive multimilionëshe që shkatërrojnë mjedisin dhe mungesës së vullnetit politik për ndryshim, pyete edhe veten se çka po bën ti për Tokën tonë! Fillo sot!

Agon Rexhepi

Aktivist

Duke respektuar ambientin ne respektojme planetin tonë. Së bashku mund te mbajme planetin e pastër dhe te qëndrushëm për të gjithë.

Linda Haliti

Country Sales Manager tek Uji Tepelene

Nëna Natyrë na buzëqesh pêrmes diellit, qan përmes shut dhe na bërtet përmes bubullimave, dhe me këto ndryshime klimatike të fundit, natyra është duke vuajtur, ajo është duke vuajtur. Të githë e dijmë që për nië jetë më të mirë duhet të kemi një planet të shëndoshë, andaj të kujdesemi së bashku!

Ana Kabashi

Këngëtare

Ndryshimet klimatike janë komplekse dhe zgjidhjet nuk janë të thjeshta por mund të fillojmë nga ndryshimi i shprehive tona, secili prej nesh. Ta menxhojmë energjinë dhe mos të krijojmë ndotje pafund.

Dion Deva

Ndërmarrës

Ndryshimet klimatike janë sfidat përcaktuese të kohës sonë! Por, këto sfida paraqesin një mundësi të paprecedentë për inovacion dhe bashkëpunim. Jam e përkushtuar të mbështes misionin drejtë agjendës së gjelbër dhe fuqizimin e shoqërisë për të ridizajnuar idetë, bizneset, sistemet dhe proceset që u shërbejnë si njerëzve ashtu edhe planetit. Mision ky qe do na udhëheq drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Mos t’harrojm nuk kemi Planet B

Metihe Dadi Kastrati

Drejtore Menaxheriale - Innovation Centre Kosovo

Veprimet tona të papërgjegjshme sot, rrezikojnë mirëqenien dhe të ardhmen e brezave të rinj. Ne duhet të bashkohemi që të promovojmë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit. Bashkë, mund të shmangim krizën e ndryshimeve klimatike!

Linda Çavdarbasha

Eksperte Mjedisore

Nuk ka asgjë më mirënjohëse se natyra. – Nëse secili nga ne kujdesemi ç’do ditë për të, ajo do të kujdeset për ne përgjithmonë”

Fatlume Bunjaku

Aktore

Hiperkonsumizmi është i papërballueshëm për të ndalur blerjet, por besoj se mund të ndalojmë të bëjmë blerje në exces. Fillimisht, mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të bëhen të vetëdijshëm për çfarë, sa dhe në çfarë rrethana blejnë, dhe me kalimin e kohës të shohin si të ndryshojnë zakonet e tyre të konsumit dhe në cilat produkte të investojnë. Kjo kërkon kohë, por ndryshimi është i mundur

Sara Gjini

Themeluese e “Lagom” markë e modës së qëndrueshme

Të edukohemi që të raportojmë sa më shumë për mjedisin në mënyrë që ta mbrojmë planetin, mjedisin dhe natyrën në të cilën jetojmë

Vjosa Qerkini

Gazetare

Ajo që ne projektojmë në të tashmen, me të ardhmën në mendje, bën diferencën. E ardhmja ndërtohet nga veprimet tona sot. E veprimet fuqizohen mbi vlerat që lëmë për të nesërmen e qëndrushme të nipërve tanë.

Stina Hoxha

Arkitekte

Impaktet e ndryshimeve klimatike nuk janë më vetëm teori, por tashmë një realitet i prekshëm. Urgjenca e krizës klimatike nuk mund të mbivlerësohet. Ne kemi njohuritë për të bërë ndryshime të mëdha dhe kemi fuqinë ta rishkruajmë të ardhmen. Së bashku, le të kthejmë inovacionin në ndikim dhe shpresën në realitet

Tringa Ibrahimi

Bashkê-themeluese - Fotoel

Veprimet tona sot përcaktojnë botën në të cilën do të jetojnë brezat e ardhshëm.

Lorika Govori

Themeluese e Dora Hand-Made Tailored

Ndryshimet klimatike ndikojnë më shumë tek gratë, sidomos në komunitetet rurale ku ato janë shpesh përgjegjëse për mbledhjen e ujit dhe ushqimit. Për shembull, në shumë vende, thatësira e zgjatur i detyron gratë të ecin më gjatë për të gjetur ujë, duke i ekspozuar ato ndaj rreziqeve të sigurisë dhe duke kufizuar mundësitë e tyre për arsimim dhe punësim.Përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike duhet të integrojnë barazinë gjinore për të siguruar një të ardhme të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë

Rudinë Jakupi

Kandidate për doktoraturë në DCU

Degradimi mjedisor dhe pabarazia gjinore kanë rrënjë të thella, të përbashkëta. Sikurse patriarkati që mirëmbahet përmes shtypjes së grave, kapitalizmi objektivizon, shfrytëzon, dhunon dhe zhvlerëson pasuritë natyrore. Normat patriarkale kapitaliste i varfërojnë dhe izolojnë vajzat dhe gratë, e sidomos ato nga grupet e cenueshme shoqërore duke i penguar të ushtrojnë të drejtat mjedisore për jetesë të sigurt dhe shëndet të mirëfilltë. Prandaj, është jetike që për politikat mjedisore të avokohet nga perspektiva feministe dhe gratë të jenë pjesë integrale e politikë-bërjes dhe vendimmarrjes së gjelbër

Shqipe Gjocaj

Aktiviste Feministe

Industria e modës është ndotësja e dytë më e madhe në botë, pas industrisë së gazit dhe vajit. Mund të tingëlloj e çuditshme, por rrobat ndotin ujërat e pijshëm me mikroplastikë dhe shterrojnë burimet natyrore të ujit. Për të prodhuar një palë xhinse nevojiten përafërsisht 7000 litra ujë. Por ne si konsumator mund ta ndalojmë këtë dukuri së pari duke u vetëdijësuar, së dyti duke marrë masa, si psh: të blejmë ‘second hand’, të blejmë vetëm kur kemi nevojë, të zgjedhim rroba që jane kualitet dhe qëndrojnë më gjatë si dhe të krijuara me materiale të qëndrueshme, kryesisht me fibra natyrale, të përkrahim bizneset e vogla lokale, e poashtu duke blerë veshje klasike, që i qëndrojnë trendeve dhe kohës!

Besa Neziri

Themeluese e markës Besë

Tranzicioni i gjelbër nënkupton marrjen me vete të krejtve në natyrë, për nji jetë ma madhështore.

Gramos Buçinca

Hulumtues

Çdo ndryshim fillon nga ne. Mos e nënvlerësoni fuqinë që keni. Le të jemi secili nga ne pjesë e luftës kundër ndryshimeve klimatike. T’a bëjmë secili pjesën tonë për një të ardhme të mirë.

Rreze Duli

Drejtore ekzekutive në RDA, NORTH ARDA - Association of Regional Development Agencies

Përballë ndryshimeve klimatike, platformat digjitale janë aleatet tanë drejt ndërgjegjësimit dhe nxitjes së veprimeve me ndikim. Të qenurit i informuar, do të thotë të jemi më të fuqishëm në vendimmarrjen e informuar. Bëni zgjedhje të ndërgjegjshme të ndihmojmë planetin tonë!

Flaka Deda

Inxhiniere Mjedisore

Be part of the
/Lëvizjes së Gjelbër/