Shkruan: Jeta Berisha
Si të ulni gjurmën e karbonit dhe të shpëtoni planetin
Në një botë ku zakonet tona të konsumit tejkalojnë kapacitetin e Tokës për t’u rigjeneruar, ulja e gjurmës sonë të karbonit nuk ka qenë kurrë më e domosdoshme. Sipas rrjetit ndërkombëtar Global Footprint Network, njerëzimi aktualisht përdor burime natyrore me një ritëm që kërkon 18 muaj për t’u rikuperuar ajo që konsumohet brenda vetëm 12 muajve. Në vitin 2024, Dita e Tejkalimit të kapacitetit të Tokës, më 1 gusht, një sinjal alarmi për nevojën e menjëhershme për të ndryshuar. Më poshtë, duke u bazuar në konferencat ndërkombëtare që kam ndjekur, po shënoj disa hapa të thjeshtë, por të fuqishëm, që mund t’i ndërmerrim në jetën e përditshme për të ndikuar pozitivisht në mjedis dhe për të ndihmuar planetin dhe veten.
Transporti – Zgjidhni alternativa më të pastra
Një nga mënyrat më efektive për të ulur gjurmën e karbonit është të rimendoni mënyrën se si udhëtoni. Ecja në këmbë, biçikleta apo transporti publik mund ta reduktojnë ndikimin tuaj ekologjik deri në 20%. Nëse makina është e domosdoshme, zgjidhni një mjet më të vogël dhe më ekonomik në karburant, dhe përpiquni të zvogëloni kilometrat e përshkuara. Mirëmbajtja e rregullt e makinës, si: pastrimi i filtrave të ajrit dhe mbajtja e gomave të fryra mirë ndihmon në ruajtjen e efikasitetit. Nëse duhet të udhëtoni me avion, konsideroni mundësinë për të kompensuar emetimet tuaja, duke mbështetur projekte klimatike, për shembull përmes iniciativave komunitare apo duke mbjellë pemë.
According to European Environment Agency (2023), sektori i transportit kontribuon në 25% të emetimeve të gazeve serrë në Bashkimin Evropian, ku mbi 70% vijnë nga automjetet rrugore. Përdorimi i biçikletës për udhëtime të shkurtra mund të kursejë deri në 150 g CO₂ për kilometër krahasuar me makinat. Gjithashtu, aplikacionet për ndarjen e përbashkët makinës (ride-sharing) apo sistemi i autobusëve me energji elektrike kanë dëshmuar ulje të ndjeshme të emetimeve në qytete të mëdha si Amsterdam apo Kopenhagë.
Masa për kursim të energjisë në shtëpi
Shtëpia juaj është një vend ideal për të filluar me masa të qëndrueshme. Instaloni ndriçim me efikasitet të lartë dhe sigurohuni që izolimi në mure dhe tavan të jetë i mirë. Investoni në dritare me xham të dyfishtë dhe teknologji të gjelbra si ngrohja pasive nga dielli apo sistemet për grumbullimin e ujërave të shiut. Kur blini pajisje, zgjidhni ato me konsum të ulët të energjisë dhe përdorni dushe, rubinete e tualete me rrjedhje të reduktuar. Edhe zgjedhja e mobilieve të përdorura ose të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme ndikon pozitivisht. Përdorni produkte pastrimi të biodegradueshme dhe pa toksina, të mira për shëndetin tuaj dhe për natyrën.
According to International Energy Agency (IEA, 2023), mbi 30% e konsumit global të energjisë ndodh në sektorin rezidencial. Zëvendësimi i llambave tradicionale me LED mund të ulë konsumin e energjisë për ndriçim me mbi 85%. Gjithashtu, një shtëpi me izolim të mirë mund të kursejë deri në 50% të kostove për ngrohje apo ftohje në vit. Shtimi i një termostati inteligjent ndihmon në kontrollin më të saktë të temperaturës dhe mund të kursejë deri në 10% energji shtesë.
Zakonet – Krijoni efikasitet energjetik
Zakonet e përditshme kanë peshë të madhe në konsumin energjetik. Mbani termostatin në temperatura mesatare, më të ulët në dimër dhe shmangni përdorimin e tepërt të kondicionerëve në verë. Pastroni rregullisht filtrat e kondicionerit dhe shkëputni nga rryma pajisjet elektronike kur nuk i përdorni. Përdorni prize inteligjente për ta bërë më të lehtë shkëputjen e pajisjeve. Thajini rrobat në mënyrë natyrale kur është e mundur dhe shkrini rregullisht frigoriferin dhe ngrirësin për të ruajtur efikasitetin e tyre.
United Nations Environment Programme (UNEP, 2024) thekson se rreth 10% e energjisë elektrike në shtëpi humbet përmes pajisjeve që qëndrojnë në “standby mode”. Zgjedhja e thjeshtë për t’i shkëputur nga priza mund të kursejë jo vetëm energji, por edhe rreth 50 euro në vit për një familje mesatare evropiane. Po ashtu, tharësit e rrobave përdorin mesatarisht 3–5 kWh për cikël, që mund të shmanget plotësisht nëse përdorim tharje natyrore.
Ushqimi dhe konsumi – zgjidhni me vetëdije
Zgjedhjet që bëni në ushqim dhe blerje kanë ndikim të madh në klimë. Mbështetni fermerët lokalë dhe blini në tregjet vendore, kështu zvogëloni energjinë e përdorur për transport dhe ruajtje. Zgjidhni produkte organike ose nga bujqësia me inpute të ulëta, që konsumojnë deri në 40% më pak energji. Mbjellja e frutave dhe perimeve në oborrin tuaj redukton edhe më shumë ndikimin energjetik të prodhimit ushqimor. Edhe ndryshime të vogla, si heqja dorë nga mishi për një vakt në javë, ndihmojnë njëherë dietat me bazë bimore sepse prodhojnë deri në 75% më pak emetime krahasuar me ato të bazuara në mish. Gjithashtu, blini më pak, por me cilësi më të lartë, ripërdorni kutitë apo enët e ngelura nga ushqimet sa herë që është e mundur dhe ricikloni materialet si letra, qelqi, alumini apo xhami.
Sipas raportit Our World in Data (2023), sektori i bujqësisë është përgjegjës për mbi 26% të emetimeve globale të gazeve serë, me mishin e kuq që mban peshën më të madhe. Rritja e konsumit të perimeve dhe bishtajoreve jo vetëm që është më e qëndrueshme, por ndikon pozitivisht në shëndet. Mbjellja e ushqimit në kushte shtëpie, përmes teknikave si “gardens in containers” apo kopshtet vertikale, është kthyer në praktikë të zakonshme në shumë metropole.
Kursimi i ujit – veprime të thjeshta
Kursimi i ujit është gjithashtu thelbësor. Bëni dushe më të shkurtra, përdorni lavatriçen dhe enëlarësen vetëm kur janë të mbushura plot, dhe lani makinën më rrallë. Mbillni bimë që i përshtaten thatësirës në kopsht dhe rregulloni rrjedhjet për të parandaluar humbjen e ujit.
According to World Resources Institute (2024), mbi 25% e popullsisë globale jeton në zona me stres të lartë ujor. Në Evropë, 35% e humbjeve të ujit ndodhin brenda sistemit shtëpiak – kryesisht nga rrjedhjet e vogla në rubinete apo tualete. Përdorimi i pajisjeve me efikasitet të lartë, si rubinetë me sensor apo lavatriçe të klasës A+++, mund të kursejë mbi 50 litra ujë në ditë.
Kompensimi i karbonit – zbutni emetimet e pashmangshme
Edhe pse reduktimi i emetimeve është më i preferuar, kompensimi i karbonit ofron mundësi për të neutralizuar ato që nuk mund të shmangen. Këto mbështesin projekte që reduktojnë gazrat serë, si energjia e rinovueshme, efikasiteti energjetik dhe pyllëzimi. Sigurohuni që të zgjidhni skema të besueshme dhe transparente për të shmangur investimet në “kompensime
Çdo ndryshim i vogël ka rëndësi. Nëpërmjet vendimeve të vetëdijshme dhe praktikave të qëndrueshme në transport, banim, ushqim dhe përdorim të ujit, secili prej nesh mund të japë kontributin e vet për një planet më të shëndetshëm. Vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshimin e madh që nevojitet.