Si po ndikojnë veshjet që blejmë në planet?

Moda e shpejtë vjen me një kosto të fshehur mjedisore. Prodhimi i rrobave kërkon një sasi të madhe uji.  Vetëm për ta bërë një bluzë pambuku nevojiten 2700 litra ujë, të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për pije të një personi për 2.5 vjet. 

Sektori i tekstilit ishte burimi i tretë më i madh i degradimit të ujit dhe përdorimit të tokës në vitin 2020. Në atë vit, u deshën mesatarisht 9 metra kub ujë, 400 metra katrorë tokë dhe 391 kilogramë (kg) lëndë të para për të siguruar rroba dhe këpucë për çdo qytetar të BE-së

Ndërkohë që fabrikat që lyejnë rrobat shpesh ndotin lumenjtë dhe oqeanet me kimikate të dëmshme.  Rrobat sintetike, një element kryesor i modës së shpejtë, hedhin copa të vogla plastike kur lahen, duke krijuar një rrëmujë mikroplastike që ndot oqeanet tona dhe dëmton jetën e egër. 

Industria e modës është një burim kryesor i emetimeve të gazeve serrë, duke kontribuar me 10% të emetimeve globale, më shumë ndotje sesa aeroplanët dhe anijet së bashku! 

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, blerjet e tekstilit në BE në vitin 2020 sollën në rreth 270 kg emetim CO2 për person, që do të thotë se produktet e tekstilit të konsumuara në BE shkaktuan 121 milion ton emetim gazesh serë. 

Nga dollapi juaj te deponitë për grumbullime të mbeturinave 

Kultura jonë e hedhjes së rrobave, e ushqyer nga moda e shpejtë, do të thotë që blejmë më shumë rroba se kurrë dhe thjesht i hedhim ato kur të nuk janë më në modë, apo dëmtohen shpejtë. Fatkeqësisht, shumica e këtyre rrobave përfundojnë në deponi në vend që të riciklohen.  

Mesatarisht evropianët përdorin rreth 26 kilogramë tekstil dhe hedhin rreth 11 kilogramë të tyre çdo vit. Rrobat e përdorura mund të eksportohen jashtë BE-së, por kryesisht (87%) digjen ose deponohen. 

Aktualisht, riciklimi i rrobave të vjetra në të reja është një sfidë e madhe. Në fakt, vetëm 1% e rrobave e kanë këtë shans të dytë

Rritja e modës së shpejtë ka qenë vendimtare në rritjen e konsumit, e nxitur pjesërisht nga mediat sociale dhe industria që sjell tendencat e modës te më shumë konsumatorë me një ritëm më të shpejtë se në të kaluarën. 

BE-ja lufton për modë të qëndrueshme 

BE-ja po mban një qëndrim kundër praktikave të paqëndrueshme të modës. Plani i tyre synon ta bëjë industrinë më të gjelbër duke inkurajuar prodhimin e rrobave që janë ndërtuar që të zgjasin më shumë, të mos prishen pas një larje të vetme.  Ata po kërkojnë gjithashtu të mbështesin një “revolucion riciklimi” duke investuar në teknologji të reja që e bëjnë më të lehtë shndërrimin e rrobave të vjetra në të reja.    

Konsumatorët do të përfitojnë nga etiketat më të qarta që shpjegojnë ndikimin mjedisor të zgjedhjeve të tyre të veshjeve. Së fundi, BE planifikon t’i mbajë kompanitë e veshjeve përgjegjëse për ndotjen e shkaktuar nga produktet e tyre gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës.

Share

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Telegram
Email