Mbetjet e ushqimit janë një nga çështjet kryesore globale, me një ndikim të rëndësishëm mjedisor. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, afërsisht një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar globalisht shkon dëm. Kjo nënkupton jo vetëm humbjen e burimeve, por edhe rritjen e gazrave serrë.
Këtu janë të listuara disa nga mënyrat për të reduktuar mbetjet ushqimore:
– Planifikoni vaktet tuaja: Të shkosh shpesh në dyqane ushqimore mund të çoj në blerje të panevojshme, që rrallëherë harrohen në frigorifer. Planifikoni vaktet e javës duke përdorur ushqimet që keni tashmë. Shfrytëzoni përbërësit e mbetur për vakte të reja dhe përdorni aplikacione recetash për të gjetur pjata bazuar në përbërësit që keni në dispozicion.
– Blini çka ju nevojitet: Rezistoni ofertave të zbritjeve nëse nuk jeni të sigurt se do të përdorni gjithçka përpara se të prishet. Blini vetëm atë që ju nevojitet, duke marrë parasysh madhësinë e porcioneve dhe për sa njerëz po gatuani. Blini edhe pemët dhe perimet që nuk janë të gjithmonë të freskëta sepse janë po aq të shijshme dhe të përdorshme sa ato të freskëta.
– Ruani ushqimet: Mësoni si të ruani ushqime të ndryshme në mënyrë që ato të zgjasin jetën tyre. Kjo siç përshkruan Sistemi Shëndetësor i Klinikës Mayo mund të përfshijë përdorimin e kutive hermetike, ndarjen e frutave dhe perimeve që lëshojnë etilen nga të tjerët dhe vendosjen strategjike të artikujve në frigoriferin tuaj.
-Ripërdoreni ushqimin e mbetur: Ushqimi i mbetur mund të ripërdoret. Por, kontrolli i porcioneve që gatuani është thelbësor në reduktimin e mbetjeve ushqimore.
Duke bërë këto ndryshime të thjeshta në përditshmërinë tuaj, mund të zvogëloni shumë mbeturinat ushqimore në shtëpi dhe të ndihmoni për një jetë më të qëndrueshme. Mbani mend, çdo veprim i vogël ka rëndësi!