Si komunikojnë bimët shtëpiake – sinjalet që duhet t’i njihni

A e dini se bimët shtëpiake mund të komunikojnë? Ne flasim me bimët tona shtëpiake me shpresën se ato mund të na tregojnë çfarë nuk shkon. Për fat të mirë, bimët komunikojnë me ne gjatë gjithë kohës. Nëse gjethet e bimëve tuaja janë të vyshkura, ato po thonë “Ju lutem më ujisni.” Gjethet e verdha janë duke thënë “Mos ujit më shumë. Po më vret me mirësinë tënde.”

Më poshtë do flasin për atë se çka bimët po tentojnë të ju tregojnë. Le të shohim disa gjëra që bimët tuaja po përpiqen t’ju tregojnë.

Rënia e gjetheve dhe luleve

Shenjë e stresit: Një shenjë e zakonshme që bima juaj është e stresuar është nëse po heq gjethe dhe lule.

Faktorët e stresit:

– Mungesë uji

– Ujitje e tepërt

– Ndryshim temperature

– Mungesë drite

Nëse problemi nuk është mungesa apo teprica e ujit, ose diçka tjetër e lehtë për t’u identifikuar, tregoni durim. Bima me shumë mundësi do të përshtatet me situatën e re.

Vyshkja

Vyshkja është zakonisht një shenjë që bima juaj ka nevojë për ujë. Disa bimë, si lule paqeje, vyshken aq keq sa do të mendonit se janë të vdekura. Por mos u shqetësoni, thjesht po dramatizojnë dhe do të ringjallen pas një ujitje të mirë.

Zgjatja

Në botën e bimëve, zgjatja nënkupton kërcell të gjatë dhe të hollë, pasi bimët po zgjaten drejt dritës. Nëse vëreni këtë shenjë, kontrolloni kërkesat e bimës tuaj pasi ka shumë gjasa që ka nevojë për më shumë dritë. Një mënyrë për të inkurajuar rritjen horizontale dhe për ta bërë bimën më të plotë dhe më të bukur është këputja e majës së kërcellit. Përveç kësaj, këputja e luleve të harxhuara është një ide e mirë që do të ndihmojë bimën tuaj të kursejë energji gjithashtu.

Grumbullimi i kripës

Keni vënë re disa gjëra të bardha në anën e vazove prej balte? Ndërsa ujitni dhe plehëroni bimët tuaja, kripërat dhe mineralet e tjera mund të grumbullohen, duke shkaktuar që majat e gjetheve të kthehen në të verdha ose kafe. Ujitja e bimëve tuaja në lavaman dhe lejimi i ujit të kalojë disa herë ndihmon në shpëlarjen e tyre. Përdorni një sfungjer për të pastruar anën e jashtme të vazos dhe ndërroni vazot.

Majat e gjetheve të kafta

Gjethet marrin maja kafe sepse uji nuk po arrin aq larg. Zakonisht fajin e ka mungesa e ujit ose plehërimi i tepërt. Për të zgjidhur këtë problem, sigurohuni që të ujitni bimën në mënyrë të qëndrueshme.

Shpërndaje:

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Telegram
Email