Dedikuar /Emergjencës Socio-Mjedisore-Klimatike/

Platforma360° është medium i lirë në kohët e emergjencave socio-mjedisore, që propozon, nëpërmjet hulumtimit, praktikave të komunitetit dhe bashkëpunimit me ekspertë, partnerë, të shtyejë agjenda dhe dokumente tjera të gjelbra. Ky projekt i dedikohet zhvillimit kërkimor, protokolleve të gjelbra, zhvillimit të inovacionit të gjelbër dhe përpunimit të informatave të dobishme, lidhur me studimet që kryqëzojnë aspektet mjedisore dhe shëndetësore. Platforma360° do të operojë si gazetë me akses të hapur, në internet, e rishikuar nga perspektiva gazetareske transnacionale dhe ndërdisiplinore hulumtuese.

Rreth /Platforma360°/

Platforma360° është një iniciativë qytetare e komunikimit të gjelbër që synon shfrytëzimin e inovacionit digjital për të promovuar praktikat e gjelbra, komunitetitn, mirëqenien, avansimin arsimor dhe praktikat e qëndrueshme. Duke u fokusuar në fuqizimin e grupeve të magjinalizuara, bizneseve lokale, veprimeve të eko-ndërgjegjshme, Platforma360° kërkon të çojë përpara Agjendën Evropiane të Gjelbër, Marrëveshjen e Gjelbër të Sofjes për Ballkanin Perëndimor dhe Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Një ekip prej 25 persona, me përvojë mbi 1 dekadë, kemi vendos të ndajmë eksperiencat profesionale mbi rrugëtimin e gjelbër, dhe të mobilizojmë komunitetin në ndërtimin e infrastukturës socio-mjedisore. Ekspertë të komunikimit, komuniteti gazetaresk, hulumtues dhe analistë të politikave socio-mjedisore, inxhinierë të mjedisit, ekspertë të ekonomisë qarkore, ekspertë mjedisor, ekspertë të energjisë së rinovueshme, ekspertë të teknologjisë dhe digjitalizimit do të qëndrojnë prapa këtij medium, për t’u siguruar që secila informatë është e vërtetuar shkencërisht dhe qëndron politikisht korrekt. Pas një pune intenzive, Platforma360 do të bëhet për herë të parë në Kosovë, medium i parë i gjelbër.

Misioni

Fuqizojmë komunitetet dhe individët drejt një jetese më të qëndrueshme, duke promovuar politikat socio-mjedisore, me qëllim të mobilizimit të eko-komunitetit, përmes mjeteve digjitale, njohurive, hulumtimeve, analizave, fakteve, gjurmimeve, intervistave, reportazheve, dokumentarëve, adaptimit të fjalorit klimatik, metodave të të jetuarit shëndetshëm, gjithmonë duke u bazuar në shkencë. Do ta bëjmë infrastrukturën e gjelbër të natyralizuar dhe një hap me konventat ndërkombëtare. Sepse të jetuarit shëndetshëm është e drejtë bazë e çdo njeriu.

Vizioni

Vizioni ynë është të krijojmë komunikim të hapur dhe të pa limituar karshi informacioneve të gjelbra, të përputhura sipas standardeve socio-mjedisore. Askush s’duhet të ndjhet i/e përjashtuar nga koalicioni me natyrën. Do të sigurohemi që përparimi njerëzor të përputhet me shëndetin e planetit tonë.

Agjenda e Gjelbër Evropiane

Agjenda e Gjelbër Evropiane synon të bëjë Evropën kontinentin më të qëndrueshëm dhe të gjelbër duke luftuar ndryshimet klimatike, mbrojtur natyrën dhe mbështetur një ekonomi të qëndrueshme dhe me ndikim të ulët të karbonit.

Marrëveshja e Parisit për Klimën

Marrëveshja e Parisit për Klimën është një traktat ndërkombëtar që synon të kufizojë ngrohjen globale në nën 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, duke promovuar reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe përpjekjet për të adaptuar ekonomitë karshi ndikimeve klimatike.

Marrëveshja e Sofjes për Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja e Sofjes për Ballkanin Perëndimor synon të përshpejtojë tranzicionin e rajonit drejt një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme, duke promovuar energjinë e rinovueshme, efiçiencën energjetike dhe bashkëpunimin rajonal për mbrojtjen e mjedisit.

Në angazhimin tonë për të kontribuar në mënyrë të prekshme në qëndrueshmërinë mjedisore, Platforma360 ka nisur një fushatë frymëzuese: për çdo 100 ndjekës që fitojmë në cilëndo prej platformave tona të mediave sociale, ne premtojmë të mbjellim një pemë. Kjo nismë jo vetëm që thellon lidhjen tonë me komunitetin tonë online, por kontribuon në mënyrë aktive në përpjekjet për ripyllëzimin, duke ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe rivendosjen e habitateve natyrore. Bashkohuni me ne në mediat sociale, mbështesni kauzën tonë dhe bëhuni pjesë e një lëvizjeje në rritje të përkushtuar për të bërë një ndryshim të vërtetë për planetin tonë.

/01/

Mëso

Qasuni në burime, artikuj dhe njohuri të vlefshme mbi çështjet mjedisore, shëndetin, qëndrueshmërinë dhe më shumë. Qëndroni të informuar për zhvillimet dhe kërkimet më të fundit në praktikat ekologjike dhe jetesën e gjelbër.

/02/

Angazhohu

Merrni pjesë në diskutimet e komunitetit, ndani idetë tuaja dhe lidheni me individë me të njëjtin mendim, të cilët janë të pasionuar për të bërë një ndikim pozitiv në planet. Bashkojuni diskutimeve mbi tema që variojnë nga ndryshimi i klimës deri te bujqësia e qëndrueshme.

/03/

Vepro

Merrni veprime domethënëse duke marrë pjesë në fushatat, iniciativat dhe ngjarjet tona që synojnë promovimin e ruajtjes së mjedisit dhe praktikave të qëndrueshme. Nga mbjelljet e pemëve deri te pastrimet e plazheve, ka mundësi të shumta për t'u përfshirë dhe për të bërë një ndryshim të prekshëm.

/04/

Lidhu

Rrjeti me ekspertë, aktivistë dhe organizata të përkushtuara ndaj avokimit dhe qëndrueshmërisë mjedisore. Bashkëpunoni në projekte, ndani burimet dhe përforconi ndikimin tuaj duke punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

/05/

Inspiro

Frymëzohuni nga historitë e suksesit, studimet e rasteve dhe zgjidhjet novatore nga e gjithë bota. Mësoni nga individët dhe komunitetet që po udhëheqin rrugën në një jetë të qëndrueshme dhe kujdestari mjedisore.