Lidhja thelbësore me natyrën

Pse duhet të kemi qasje në natyrë gjatë gjithë vitit?

Forma jonë primare si qenie të gjalla, biologjike, ka një lidhje shumë të ngushtë me natyrën. Kur kualiteti i jetës ka nevojë për përmirësim, ne mundohemi të gjejmë zgjidhje të komplikuara, të cilat variojnë nga suplementet në medikamente, apo tretmane të ndryshme. Por shumë shpesh, e vetmja gjë që na duhet është të rikthehemi në natyrë, në rutinën më të thjeshtë të mundshme.  

Një shkëputje e thjeshtë nga ambiente të mbyllura dhe një rikthim në hapësirat e gjelbëruara dhe natyrën mund të ketë ndikime të mëdha në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Për të kuptuar se përse kjo lidhje është e rëndësishme për të gjithë, duhet të shohim disa nga përfitimet që sjell qasja në natyrë, veçanërisht për fëmijët dhe të rriturit. 

Përfitimet për fëmijët: 

Aktiviteti në natyrë për fëmijët është një mjet i rëndësishëm për parandalimin e çrregullimeve të shëndetit. 

1. Zhvillimi fizik: 

– Loja jashtë shton nivelin e aktivitetit fizik tek fëmijët, duke ndihmuar në zhvillimin e lëvizjes dhe koordinimit motorik. 

– Ekspozimi ndaj diellit siguron vitaminën D, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe muskujve. 

2. Mësimi dhe kreativiteti: 

– Lojërat në natyrë inkurajojnë eksplorimin dhe kreativitetin tek fëmijët, duke i bërë ata më të përqendruar në mësim. 

– Studimet tregojnë se koha e shpenzuar në natyrë përmirëson performancën shkencore të fëmijëve. 

3. Sjellja dhe kontrolli i impulsit: 

– Fëmijët që luajnë në natyrë janë më pak të stresuar dhe agresivë, duke ndihmuar në zhvillimin e një sjelljeje më të qetë dhe kontrollin e impulsit. 

4. Mirëqenia mendore: 

– Natyra ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe depresionit tek fëmijët, duke i bërë ata më të përqendruar dhe më të qetë. 

Studimet kanë vërtetuar që fëmijët që rriten në ambiente me më shumë hapësira të gjelbëruara kanë një rrezik të ulët për të zhvilluar probleme mendore në të ardhmen. 

Përfitimet për të rriturit: 

1. Menaxhimi i stresit dhe relaksimi: 

– Të qenit në natyrë ndihmon në reduktimin e tensionit dhe lodhjes mendore, duke na ndihmuar të ndjehemi më të qetë dhe të fokusuar. 

2. Mirëqenia fizike: 

– Aktivitetet në natyrë ulin nivelet e stresit të trupit dhe kardiovaskular, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 

– Ekspozimi ndaj diellit ndihmon në prodhimin e vitaminës D, që është e rëndësishme për sistemin imunitar dhe shëndetin e kockave. 

Këto përfitime na bëjnë të kuptojmë se përjashtimi në natyrë nuk duhet të jetë thjesht një aktivitet sezonal, por një pjesë e rregullt e jetës sonë, për të mbrojtur shëndetin tonë dhe për të qenë të lumtur dhe të qëndrueshëm.

Shpërndaje:

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Telegram
Email